Nga reparti i Djegie Plastikës në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë, aty ku janë dërguar me urgjencë personat që kanë pësuar djegie në incidentin e sotëm në Krujë, raportohet se deri më tani ka një numër të konsiderueshëm personash që janë paraqitur në këtë repart. Sipas gazetarëve në terren duket qartë që personat e paraqitur në këtë repart kanë probleme serioze me shëndetin, sidomos në pjesën e gjymtyrëve dhe fytyrës, deri dikur edhe të paidentifikueshëm. Ndërkohë që një zonjë tjetër është paraqitur me probleme në në zonën e krahut dhe në fytyrë. Ndërkohë që nuk ka një numër zyrtar për numrin e personave të mbërritur. Por ku thuhet se deri më tani personat e mbërritur në QSUT, janë gra.