TIRANE- Një alarm për bombë është dhënë në qendrën rezidenciale dhe tregtare “Kristal” tek Komuna e Parisit në Tiranë. Eshtë gjetur një pako e dyshimtë dhe forcat xheniere janë në vendngjarje. Zona është rrethuar me shiritin e sigurisë. Janë evakuuar banorë dhe personel i dyqaneve.
Njoftimi i policisë
Me datë 09.02.2016 rreth orës 11:15, në rrugën “Medat Shtylla”, tek parkingu i Qëndrës Kristal, dyshohet një pako e mbështjellur me natriban, e dyshuar si lëndë shpërthyese. Në vendngjarje janë forcat e policisë dhe ekspertët xhenier.