Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kërkon nga kryeministri Edi Rama gjashtë ministri dhe shtyrjen e zgjedhjeve deri në fund të korrikut. Kjo është oferta e fundit që mendohet se do vendoset në tryezën e bisedimeve në funksion të zgjidhjes së krizës.
Lajmi është konfirmuar nga burime brenda grupit parlamentar të PD-së. Me sa duket, Basha ka ndërmend të tërhiqet nga dorëheqja e Ramës si kryeministër.
Kjo ofertë vjen edhe pas konsultimit me ndërkombëtarët, Joseph Daul, kreu i grupit të PPE-ve dhe komisioneri Hahn.
Pritet që oferta të diskutohet nesër edhe me kryeministrin Rama në tryezën e thirrur nga Presidenti Nishani.