Almir Daci, ishimami i xhamisë së Leshnicës në Pogradecit, që iu bashkua luftës për xhihad në Siri, thuhet se ka mbetur i vrarë gjatë luftimeve.
Familjarët e Almir Dacit thonë se sot kanë marrë lajmin se djali i tyre është ndarë nga jeta, raporton “Neës24”. Ata shprehen se, nuk i dimë ende rrethanat e ngjarjes.
33vjeçari ishte shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare pasi akuzohej për rekrutim dhe financim të terrorizmit, propagandë për terrorizëm dhe krime terrorizmi.
Daci madje është shfaqur dhe në një video të ISIS, ku kërcënoheshin vendet e Ballkanit me sulme terroriste.