Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, në fushën e quajtur “Fusha e Cukallit” ku fillimisht ka mbetur i plagosur dhe më pas ka humbur jetën shtetasi i identifikuar me inicialet M.P. Autori i ngjarjes, në ikje e sipër, me qëllim për ti shpëtuar policisë, ka hedhur armën në rrugë. Paraprakisht dyshohet nga Policia për një konflikt për ujin vaditës.