GJIROKASTER- Dy djemtë e një oficeri policie kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të dy të rinjve të tjerë, ku si pasojë njëri ka humbur jetën e një tjetër ka mbetur i plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shtëpëz të Gjirokastrës, ku fillimisht të rinjtë janë konfliktuar me njëri-tjetrin. I riu që ka humbur jetën, dhe personi tjetër i plagosur, mësohet se janë nipat e gruas së Dasho Alikos, ish-kryetarit të komunës së Lazaratit. I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorëve të ngjarjes. /news24