Autori i dyshuar i vrasjes së Artan Cukut ka patur një bashkëpunëtor. Burimet e grupit hetimor thanë se Mikel Shallari ka qenë së bashku me kushëririn e tij, i cili është identifikuar dhe shpallur në kërkim nga policia. Identiteti i tij, për arsye hetimi nuk bëhet i ditur.
Artan Cuku u ekzekutua në 8 Prill 2017 në hyrje të pallatit të tij, në rrugën e “Kosovarëve” në Tiranë. Dyshohet se personi i arrestuar për vrasjen, Mikel Shallari, është ekzekutori, ndërsa vrasja dyshohet se është porositur nga dy persona të rrezikshëm të botës së krimit. /Opinion.al