Një lajm me të vërtetë tragjik vjen nga Brazili: ishfutbollisti i Skënderbeut të Korçës, Bernardo Ribeiro, është ndarë nga jeta ditën djeshme, pas një ataku kardiak në një ndeshje me skuadrën e tij Friburgense, në Brazil.
Vetëm 26 vjeç, Bernardo ka luajtur me Skënderbeun në sezonin 2011/20012, ndërsa më pas kaloi te Njukasëll Xhets në Australi, te
Mariehamni në Finlandë dhe këtë vit ka qenë pjesë e klubit Friburgense, në Rio do Zhaneiro.
Vetëm të premten një tragjedi e ngjashme ndodhi në Rumani, ku futbollisti i Dinamos së Bukureshtit Patrik Ekeng humbi jetën pak minuta pasi kishte zbritur në fushë, për atak kardiak.