Ka ndërruar jetë në spital 23 vjeçari Aldison Belulaj i cili vetëm një javë më parë qëlloi me armë zjarri 23 vjeçaren, Ariela Murati. Belulaj ishte në koma pas plumbit që kishte marrë në kokë, teksa qëlloi veten pas aktit të rëndë. Aldison Belulaj humnbi jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë. Mjekët i kishin dhënë shumë pak shpresa për jetën. Ai kishte një hematomë të madhe në tru, çka e bënte te parikuperueshme funksionimin normal të organeve jetësore. Belulaj e kreu aktin e rëndë të vrasjes së vajzës që dashuronte, në dyert e spitalit “Nënë Tereza”, mesditën e 21 janarit. Situata e tij shëndetësore sipas mjekëve nuk e lejonte transportimin e tij në një spital më të specializuar jashtë Shqipërisë.