TIRANË- Një shpërthtim tritoli ka ndodhur në Tiranë pas mesnate në rrugën “Myslym Keta”, në zonën e Kinostudios. Policia thotë se tritoli ishte vendosur në një lokal, ku fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Njoftimi i policisë
Më datë 14.03.2016, rreth orës 03:15 në rrugën “Myslym Keta”, në lokalin e shtetasit A. A., të cilin e ka marrë me qera shtetasi J. S., ka ndodhur një shpërthim.
Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale dhe nuk ka të dëmtuar në njerëz.
Nga hetimet paraprake dyshohet për lëndë eksplozive.
Shërbimet policore dhe grupi hetimor në vendin e ngjarjes po kryejnë veprimet hetimore.
*foto ilustruese