Një grup kundër Bashës me gjasë është duke u ideuar pak ditë pas publikimit të skuadrës së zgjedhjeve. Opinion.al ka mësuar se sot në orën 12:00 do të dalin në një konferencë për mediat Jozefina Topalli dhe Arben Imami.
Ata janë ndër më të vjetrit në PD që u lanë jashtë listës së deputetëve. Ashtu siç paralajmëroi më herët Topalli edhe pse e përjashtuan nga partia do vazhdojë të jetë në politikë. Se çfarë do të bëjnë presim ta mësojmë së shpejti në konferencën e tyre. /Opinion.al
*Foto ilustruese nga ish- grupi parlamentar demokrat