Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E fundit/ Takimi Rama-Basha drejt dështimit

2016/06/04 at 1:47 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Ftesa e Kryeministrit/ A do të takohen nesër Rama-Basha?

Burime për Syri.net bëjnë me dije se mazhoranca edhe pse nuk shpreh asnjë objeksion, ka refuzuar të angazhojë stafin e tyre në një takim paraprak me stafin e opozitës për të përafruar qëndrimet, me qëllim që takimi Rama-Basha të mos rezultojë një show pa asnjë produkt.


Stafi i Kryeministrit ka refuzuar angazhimin paraprak. Në këto kushte takimi për takim duket të jetë i panevojshëm për opozitën, gjë e cila po bën real oposionin e dështimit të takimit të së hënës. Po cila është pika kyçe e draftit që po mban stafin e Kryeministrit larg takimit për të përafruar qëndrimet?

Edhe pse ka kaluar më shumë se 3 muaj nga miratimi i Opinionit Final të Komisionit të Venecias, palët politike në vend, nuk kanë arritur ende dakordësinë për cështjet që Komisioni i Venecias i ka lënë detyrë t’i zgjidhin. Një nga këto cështje, për të cilën Komisioni i Venecias, është shprehur se i takon ligjvënësit shqiptar ta zgjidhë, është edhe formula e emërimit të funksionarëve të rinj të sistemit të drejtësisë. Kjo ka qenë edhe tema më e nxehtë e debatit midis palëve politike të vend në lidhje me Reformën në Drejtësi.

Mazhoranca që nga Shtatori 2015 ka këmbëngulur që emërimi të bëhet me 3/5 e votave në Kuvend të cilat aktualisht zotërohen prej saj. Për opozitën një propozim i tillë është konsideruar i papranueshëm, për shkak se siguronte kapjen politike të gjithë sistemit të drejtësisë nga Qeveria. Opozita, e cila e ka kundërshtuar shumicën 3/5 që nga Shtatori 2015, duket se arriti fitoren e vet të parë kur në Dhjetor 2015, Komisioni i Venecias në paragrafin 55 të tij, e konsideronte këtë metodë si rrezik për “cimentimin e kapjes politike” të sistemit të drejtësisë. Pavarësisht këtij konstatimi, mazhoranca nuk u tërhoq nga propozimi i vet, duke mbrojtur përsëri modelin e emërimit me 3/5 e votave në Kuvend, duke rikërkuar në Janar 2016 opinion tjetër nga Komisioni i Venecias.

Faktori ndërkombëtar në vend dhe konkretisht ekspertët e OPDAT dhe EURALIUS, duke mbajtur në konsideratë Opinionin e Ndërmjetëm të Komisionit të Venecias, në muajin Shkurt 2016, i sugjeruan palëve politike dy modele alternative të zgjedhjes, që shmangnin formulën e emërimit me 3/5, dhe konkretisht modelin e “vendeve të rezervuara” dhe modelin e “votës së transferueshme”. Opozita është shprehur se në Shkurt 2016 ka pranuar si zgjidhje modelin e “vendeve të rezervuara”, si metodën e vetme që siguron moskapjen politike nga asnjë prej palëve të sistemit të drejtësisë.

Metoda e vendeve të rezervuara është sugjeruar në Mars 2016 edhe nga Komisioni i Venecias në paragrafin 17 dhe 88 të Opinionit Final, si një zgjidhje në përputhje me standardet europiane dhe që shmang ngërcin që krijojnë zakonisht shumicat e cilësuara, në emërimet për anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe Kolegjin e Posacëm të Kualifikimit në Gjykatën Kushtetuese.

Ndërsa për emërimin e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Komisioni i Venecias i ka sugjeruar palëve një rregull të përkohshëm për zgjedhjen e këtyre dy figurave zyrtare me një shumicë më të madhe se 3/5. Kjo duket të ishte edhe fitorja e dytë e opozitës përkundrejt qëndrimit të mazhorancës ndaj shqetësimit për kapjen politike të sistemit të drejtësisë. Përfundimisht, Komisioni i Venecias kërkon që opozita të kishte rol dhe të përfaqësohej në organet kolegjiale të sistemit të drejtësisë.

Deri më sot, edhe pse opozita publikisht ka ftuar mazhorancën që të pranojë modelin e vendeve të rezervuara të ofruar nga ekspertët ndërkombëtarë dhe të konfirmuar edhe nga Komisioni i Venecias, përfaqësues të mazhorancës nuk janë shprehur publikisht nëse pranojnë apo jo këtë model.

Por cfarë nënkupton modeli i vendeve të rezervuara, që është pranuar nga opozita si garanci për moskapjen politike të sistemit të drejtësisë?

Komisioni i Venecias, në Opinionin Final të tij, ka prezantuar si konkluzion faktin se nëse palët në procesin politik nuk pranojnë shumicën e cilësuar të kërkuar për anëtarët jo gjyqtarë të KLGJ, KLP, KPK dhe DHSK, ata mund të zgjedhin një sistem proporcional që garanton përfaqësimin e opozitës mes organeve kolektive ose çdo model tjetër të përshtatshëm që do të siguronte ndikimin e opozitës në procesin e zgjedhjes. Metoda e vendeve të rezervuara siguron pikërisht këtë – përfaqësimin proporcional të mazhorancës dhe opozitës në organet e sistemit të drejtësisë.

Sipas modelit të vendeve të rezervuara, anëtarët e organeve kolegjiale (KLGJ, KLP, KPK dhe Kolegjin e Posacëm) do të përzgjidhen në mënyrë proporcionale e të barabartë nga lista e ndarë e kandidatëve profesionistë që mbështeten nga mazhoranca dhe nga opozita. Secili grupim parlamentar i paraqet Kuvendit listën e kandidatëve që mbështeten prej saj, dhe ky i fundit është i detyruar të zgjedhë anëtarët nga secila listë në mënyrë të barabratë. Në këtë mënyrë, asnjë nga palët politike nuk do të mund të kontrollojë politikisht organet e sistemit të drejtësisë, pavarësisht nëse është në mazhorancë apo në opozitë.

Modeli i vendeve të rezervuara është në përputhje me parimin e balancës midis pushteteve dhe nxit më tej përgjegjshmërinë e sistemit të drejtësisë, për shkak të kontrollit të ndërsjelltë që anëtarët e përzgjedhur në mënyrë proporcionale do të bënin ndaj sistemit të drejtësisë. Një model i tillë është pranuar si zgjidhje më parë edhe në Kroaci, gjatë fazës që ky shtet, njëlloj si Shqipëria, përgatitej të bëhej pjesë e Bashkimit Europian.

Ky model, duke qenë një model i sugjeruar nga Komisioni i Venecias dhe ekspertët ndërkombëtar të OPDAT e EURALIUS, është e vështirë që të mos pranohet nga mazhoranca. Në parim, nuk ekziston asnjë kundërshti teknike apo politike mbi modelin e pranuar tashmë si zgjidhje nga opozita. Përsa kohë modeli i vendeve të rezervuara garanton pavarësinë, por edhe përgjegjshmërinë e sistemit të drejtësisë, mazhoranca duket se do ta ketë të vështirë të shprehet kundër një propozimi të tillë.

Cdo mosdakordësi nga mazhoranca për këtë model, mund të lexohet nga opozita, por edhe opinioni publik, si shprehje e një objektivi të Kryeministrit për kapjen politike të sistemit të drejtësisë, si dhe një mundësi për të penguar miratimin në një kohë të shpejtë të Reformës në Drejtësi. Ndërkohë që pranimi i kësaj metode, duket se i jep zgjidhje një tjetër shqetësimi madhor të opozitës, duke afruar edhe më shumë palët drejt qëndrimeve të përbashkëta për Reformën në Drejtësi



Ju sugjerojmë

Deputetët britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!
Bota

Deputetët britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

12 Korrik, 2025 7:56 pm
Mbipopullohen burgjet në Suedi/Arrihet marrëveshja me Estoninë, do të marrë me qira…
Bota

Mbipopullohen burgjet në Suedi/Arrihet marrëveshja me Estoninë, do të marrë me qira…

12 Korrik, 2025 7:46 pm
“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Daum, Berisha: Mbylli sytë në atdheun e tij të dytë

12 Korrik, 2025 7:43 pm
Lufta në Ukrainë, Von der Leyen: Po përgatisim sanksione të reja kundër Rusisë
Bota

Trump shpalli tarifa 30% për produktet e BE, Von der Leyen: Gati për kundërpërgjigje

12 Korrik, 2025 7:20 pm
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Kronikë

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Shkodër, plagoset një person

12 Korrik, 2025 6:44 pm
Djali i “El Chapo”-s pranon fajin mbi akuzat për trafik droge në SHBA
Bota

Djali i “El Chapo”-s pranon fajin mbi akuzat për trafik droge në SHBA

12 Korrik, 2025 6:42 pm
Bie sistemi i policisë së RMV,ndalohet hyrja e automjeteve nga Kosova
Rajoni

Bie sistemi i policisë së RMV,ndalohet hyrja e automjeteve nga Kosova

12 Korrik, 2025 6:31 pm
Spanjë/ Jugu digjet në 40°C, veriu përmbytet nga shirat, alarm në 25 provinca
Bota

Spanjë/ Jugu digjet në 40°C, veriu përmbytet nga shirat, alarm në 25 provinca

12 Korrik, 2025 5:40 pm
Shkëndija elektrike shkakton zjarr te tokat e mbjella me ullinj në Gramsh dhe Belsh
Aktualitet

Shkëndija elektrike shkakton zjarr te tokat e mbjella me ullinj në Gramsh dhe Belsh

12 Korrik, 2025 5:18 pm
Lavrov shijon Korenë e Veriut nga një jaht, takohet me Kim në plazh
Bota

Lavrov shijon Korenë e Veriut nga një jaht, takohet me Kim në plazh

12 Korrik, 2025 5:08 pm
Para
Dhjetë thënie nga Muhammad Ali që do të mbahen mend përgjithmonë

Dhjetë thënie nga Muhammad Ali që do të mbahen mend përgjithmonë

Nga Azia deri në Amerikë: Zakonet më bizare të seksit nëpër botë!

Nga Azia deri në Amerikë: Zakonet më bizare të seksit nëpër botë!

A mund ta blesh dashurinë me para? Ja si përgjigjet shkenca

A mund ta blesh dashurinë me para? Ja si përgjigjet shkenca

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Deputetët britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

Deputetët britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!
12 Korrik, 2025

59 deputetë laburistë i kanë bërë thirrje David Lammy-t, Sekretarit britaniku tw Shtetit dhe Ministrisë së Jashtme që ta njohin...

Lexo më shumë

Mbipopullohen burgjet në Suedi/Arrihet marrëveshja me Estoninë, do të marrë me qira…

Mbipopullohen burgjet në Suedi/Arrihet marrëveshja me Estoninë, do të marrë me qira…
12 Korrik, 2025

Suedia po përballet me një krizë të thellë në sistemin e saj të burgjeve, teksa numri i të burgosurve po...

Lexo më shumë

Ndarja nga jeta e Daum, Berisha: Mbylli sytë në atdheun e tij të dytë

“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
12 Korrik, 2025

Werner Daum ishte një mik i shquar i ditëve më të vështira për Shqipërinë dhe shqiptarët, shkruan kryedemokrati Sali Berisha,...

Lexo më shumë

Trump shpalli tarifa 30% për produktet e BE, Von der Leyen: Gati për kundërpërgjigje

Lufta në Ukrainë, Von der Leyen: Po përgatisim sanksione të reja kundër Rusisë
12 Korrik, 2025

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com