2 persona kanë vdekur dhe të paktën 18 të tjerë u plagosën pas shpërthimit vdekjeprurës të një makine bombë në Dagestan të Rusisë jugore.
Ngjarja raportohet nga agjencia ruse e lajmeve “RT“, e cila thotë se makina shpërtheu në një pikë kontrolli policor pranë qytetit të Derbent.
Terroristët e Shtetit Islamik kanë marrë përgjegjësinë e sulmit në një postim në Twitter.
Mes të plagosurve janë edhe policë dhe civilë.