Ekipi korçar i Skënderbeut është kualifikuar për herë të dytë në fazën e grupeve të Europa League. Barazimi pa gola me Dinamon e Zagrebit i ka prerë biletën “ujqërve të dëborës” për të vazhduar ëndrrën e tyre. Ndeshja e parë në Kroaci përfundoi me rezultatin 1 me 1, dhe në sdën e sotme në “Elbasan Arena” u mjaftuan vetëm me një barazim pa gola. Pjesëmarrja në fazën e grupeve do të thotë mbi 3 milionë Euro të ardhura, pa llogaritur këtu bonuset nga rezultatet dhe e drejta televizive. Deri më tani Skënderbeu ka eliminuar 3 ekipe dhe kalimi me sukses i këtij turi është një rekord për ekipet shqiptare.