Një spital në jug të Francës është evakuuar pas dy shpërthimeve dhe një zjarri të madh të pashpjeguar i cili ka dëmtuar ndërtesën.
Tymi i madh i zi është parë duke ardhur nga spitali në qytetin e Annonay.
Zyrtarët thanë se ndërtesa u përfshi nga flakët pas dy shpërthimeve, të dy cilindrave të mëdhenj të gazit.
Ekipet e emergjencës ndodhën në vendgjarje.
Anëtarët e këshillit kanë kërkuar që banorët të qëndrojnë në një zonë të sigurt të zonës, ndërsa zjarrëfikësit mundohen të shuajnë zjarrrin.
Një zëdhënës i prefekturës Ardeche ka thënë për “AFP” se nuk ka viktima të raportuara deri më tani.
Rreth orës 4 pasdite, autoritetet thanë se pacientët e spitalit janë zhvendosur drejt një vendi të sigurt dhese deri tani nuk ka asnjë rrezik.