Një shpërthim i fuqishëm në një restorant në qytetin gjerman Ansbach afër Nurembergut, i ka marrë jetën një personi dhe plagosur dhjetë të tjerë.
Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 10 të mbrëmjes së të dielës dhe dyshohet se është shkaktuar nga një rrjedhje gazi.
Prej shpërthimit u anulua edhe festivali muzikor “Ansbach Open” që do zhvillohej afër restorantit, duke bërë që 2500 vizitorë të largohen.