TIRANE- Emiljano Shullazi është shoqëruar dhe po merret në pyetje në drejtorinë e Policisë së Tiranës. Lajmi është zyrtar dhe bëhet i ditur nga zëdhënësi, i cili për momentin është mjaftuar vetëm me këtë fjali.
Sot Emiljano Shullazi u akuzua nga Sali Berisha se ka kërcënuar kandidatin për Rektor të UT, Mynyr Koni. Profesor Koni (aktualisht dekan i Shkencave të Natyrës) është në këtë garë përballë Klodeta Dibrës (aktualisht dekane e Gjuhëve të Huaja).
Presim që policia të japë më shumë detaje se për çfarë po pyetet në polici Emiljano Shullazi.