Eros Grezda rrezikon të mos jetë i pranishëm në ndeshjen e sotme mes Shqipërisë dhe Maqedonisë në Strumicë. “Panorama Sport” mësoi nga burime pranë stafit kuqezi se futbollisti ka pësuar helmim ushqimor dhe nuk është në gjendjen më të mirë.
Stafi mjekësor po monitoron situatën e tij, ndërsa do të bëhen edhe disa analiza për të kuptuar më mirë gjendjen e tij. Kjo ka bërë që prania e Grezdës të jetë në dyshim për sfidën e sotme, duke i dhënë më pak mundësi trajnerit Panuçi për të bërë ndryshime në formacion ku mesfushori luante në të dy krahët. /Panorama Sport