Një polic ka vrarë një person afër të 30-tave me inicialet B.R., në lagjen “Arbëria” në Gjilan njofton Klan Kosova.
Sipas, Jakup Pajazitit, i afërm i të vrarit, vrasja ka ndodhur shumë pranë shtëpisë së të ndjerit.
Pajaziti ka treguar se i vrari vuante nga sëmundje psikike dhe sipas dyshimeve të para ai ka sulmuar policin.