Një shpërthim ka tronditur Gjermaninë mbrëmjen e sotme para ndeshjes Borusia Dortmund – Monako. Shpërthimi, i cili raportohet të ketë ndodhur në momentin që autobusi i Borusia Dortmundit po i afrohej stadiumit, ka plagosur një lojtar. Gazeta britanike “The Telegraph” raporton se është anuluar ndeshja dhe se një prej lojtareve është dërguar me urgjencë në spital. /tvklan.al