Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E fundit/ “Pirueta” me kredi të buta dhe pasuri të falura vëllait, “Vettingu” shkarkon gjyqtarin e Apelit

2018/07/23 at 2:49 PM
në Politikë
Kohë leximi: 6 min
A A
E fundit/ “Pirueta” me kredi të buta dhe pasuri të falura vëllait, “Vettingu” shkarkon gjyqtarin e Apelit

KPK-ja vendos shkarkimin e gjyqtarit Ervin Metalla. Vendimi erdhi pasi nw seancen gjyqwsore te pesw ditwve me parw, rezultoi se gjyqtari kishte kryer njw seri transaksionesh për blerjen e një apartamenti dhe një garazhi në vitin 2007 në Tiranë.


Metalla, i cili ka drejtuar Gjykatën e Durrësit dhe prej vitit 2013 është gjyqtar i Apelit të Tiranës, u përpoq më kot të argumentonte të kundërtën përballë trupës gjykuese që drejtohej nga Valbona Sanxhaktari, me relatore Xhensila Pine dhe anëtare Etleda Çiftja.

Procesi i rivlerësimit për gjyqtarin Metalla nisi fillimisht për të tria kriteret e rivlerësimit, por Komisioni e pa të mjaftueshme ta mbyllte atë vetëm për kriterin e pasurisë.

Sipas relatores Xhensila Pine, gjyqtari Metalla ka blerë një apartament 96.8 metra katrorë dhe një garazh 22 metra katrorë në vitin 2007 në Tiranë, me burim një kredi bankare të marrë në Alfa Bank. Pasuria ishte me vlerë 55 mijë euro, por në kontratën e kredisë është shënuar 75 mijë euro “në kundërshtim me kushtet e kredisë ku subjekti duhet të financojë vetë 30 për qind të shumës”.

Pasi ka paguar këstet e kredisë për gati 4 vite, gjyqtari Metalla në vitin 2011 ia ka kaluar kredinë bashkë me pronësinë e apartamentit të vëllait, ndërkohë që vazhdonte të banonte vetë aty. Sipas relatores së çështjes, subjekti i rivlerësimit i ka kryer këto veprime me qëllim përfitimin e një kredie me kushte lehtësuese nga BKT, “kredi të cilën nuk mund ta përfitonte pasi kishte ndërkohë një shtëpi dhe një kredi tregtare”.

Kredia lehtësuese financohet nga buxheti i shtetit dhe përfitohet përmes kritereve të mirëpërcaktuara. Njëra prej këtyre kritereve është financimi i apartamentit në qytetin ku ushtrohet detyra, kusht i cili duket se i ka krijuar andralla shtesë gjyqtarit Metalla.

Hetimi administrativ ka zbuluar se kredia lehtësuese është disbursuar në llogarinë e një kompanie private ndërtimi dhe është shoqëruar me një kontratë porosie për një apartament në Durrës. Në vitin 2012, kompania e ndërtimit i ka kthyer mbrapsht paratë në vlerën e 4.9 milionë lekëve përmes llogarisë bankare të babait të subjektit të rivlerësimit.

Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, subjekti nuk ka deklaruar në vitin përkatës shumën prej 4.9 milionë lekësh dhe as kalimin e saj në llogarinë bankare të babait të tij.

“Subjekti i rivlerësimit ka ndryshuar destinacionin e kredisë lehtësuese në kundërshtim me kriterin e strehimit vetëm në vendin e punës. Ai ka aplikuar në mënyrë të pasaktë dhe ka përfituar në mënyrë të padrejtë kredinë lehtësuese, e cila financohet nga buxheti i shtetit,” tha relatorja Pine.

Për shkak të transaksionit të kredisë me të vëllanë Eugen Metalla si dhe shitjes së një makine te subjekti i rivlerësimit, KPK ka verifikuar edhe pasuritë e vëllait në cilësinë e personit të lidhur; një apartament 55.8 metra katrorë në Tiranë me vlerë 44 mijë euro, një apartament i dytë me vlerë 13 500 euro si dhe investime në vlerën e 101 mijë eurove në bono thesari për vitet 2013-2016.

Si në komunikimin e mëparshëm me KPK-në ashtu edhe në seancën dëgjimore, gjyqtari Metalla refuzoi të merrte përsipër barrën e provës për pasuritë e të vëllait, duke pretenduar se “nuk ishte person i lidhur” dhe se nuk kishte asnjë lidhje me pasuritë e tij.

Relatorja Pine tha se kjo kërkesë e gjyqtarit ishte duke u shqyrtuar nga Komisioni.

Përveç problemeve të mësipërme, Metalla u akuzua se nuk kishte deklaruar pagesën e një kësti prej 1.5 milionë lekësh; se kontrata me kompaninë ndërtuese të apartamentit në Tiranë ishte lidhur në kohën kur kjo e fundit kishte status të pezulluar dhe se në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin, gjyqtari kishte përfaqësuar me prokurë një çështje në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Gjyqtari Metalla, i cili preferoi të mbronte veten para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit i shtoi detaje të tjera “pikante” problemeve të konstatuara nga relatorja.

“Ironikisht duket sikur unë i kam ndërtuar një kurth vetes sime për të përfituar kredinë lehtësuese,” tha Metalla, ndërsa këmbëguli fillimisht të fliste në këmbë.

“Mendoni për një moment sikur kjo kredi të mos ishte marrë, unë do të kisha të njëjtin apartament në “Qytetin Studenti” që kam edhe sot,” shtoi ai më tej.

Gjyqtari Metalla u zgjat në shpjegimin se kërkesën për kredinë e butë e kishte bërë që në vitin 2006 dhe ia kishte dërguar zv.kryetarit të KLD-së, kryeministrit dhe për dijeni Ministrit të Drejtësisë, por në përpjekjen për ta dokumentuar atë, kishte mundur ta gjente vetëm në arkivën elektronike personale.

“Ministria e Drejtësisë nuk e mohon ekzistencën e kërkesës, por shpreh rezerva për mënyrën se si mbahej protokolli në atë kohë. Gjykata e Lartë, në kushtet kur drejtues ka qenë dikush tjetër nuk ka informacion,” tha Metalla, i cili shtoi se gjurmë të kësaj korrespondence gjendeshin mes Gjykatës së Durrësit dhe Ministrisë së Drejtësisë.

Ai shtoi se nuk e di arsyen se pse kërkesa nuk u procedua në vitin 2006, por procesi ishte riaktivizuar në vitin 2010, kur kryetarja e Gjykatës së Lartë i kishte drejtuar një kërkesë në cilësinë e kryetarit të Unionit të Gjyqtarëve mbi emrat e kolegëve që kishin aplikuar për kredi lehtësuese.

“Unë i ktheva përgjigje që janë Ervin Metalla dhe M. K.,” tha më tej ai, duke theksuar se aplikoi për kredi në Alpha Bank ndërsa priste të shqyrtohej kredia lehtësuese.

Vendosjen e çmimit maksimal në kontratën e kredisë, Metalla e shpjegoi me faktin se çmimi nuk ishte i përcaktuar dhe ai merrte përsipër rreziqe edhe për ndonjë moslegalizim të mundshëm. Ndërsa në vitin 2010-kur kryetarja e Gjykatës së Lartë i kishte kërkuar informacion, ai i kishte qëndruar kërkesës për kredi të butë.

“Kryetarja e Gjykatës së Lartë nuk hetonte se kush i plotëson apo jo kriteret, këtë e bën banka. BKT ma bëri të qartë që nuk mund të përfitoja kredinë lehtësuese nëse nuk çlirohesha nga kredia tregtare,” shtoi më tej ai.

Pasi kredia dhe pronësia e apartamentit i kaluan të vëllait, gjyqtari Metalla tha se firmosi një deklaratë noteriale në prill 2011 se “nuk kishte në pronësi asnjë banesë”. Ndërkohë, ai nuk e quajti shkelje të kriterit të kredisë faktin se jetonte në Tiranë me argumentin se Tirana dhe Durrësi janë vetëm 30 minuta larg.

Gjyqtari i Apelit pranoi mosdeklarimin e shumës prej 1.5 milionë lekësh dhe e cilësoi “lapsus në printim” shënimin në deklaratën periodike të shumës 2.5 milionë që kishte marrë pas nga cedimi i kredisë.  Megjithatë, ai argumentoi se kishte të ardhura të mjaftueshme për të mbuluar këtë diferencë-rreth 3 milionë lekë bruto nga paga dhe 11 mijë euro pagesa ekspertize për një projekt të BE-së.

“Ku i shpenzova unë këto të ardhura? Nuk besoj se DSIK ju ka sjellë raport që kam luajtur kumar,” tha ai.

Kalimin e padeklaruar të 4.9 milionë lekëve nga BKT te kompania e ndërtimit “Lugano” në Durrës dhe më pas mbrapsht në llogarinë e të atit, gjyqtari Metalla e shpjegoi me faktin se kjo shumë kishte destinacion të dyfishtë; edhe për financimin e apartamentit edhe likujditet vetëm për një kohë të kufizuar.

Ndërkohë, zgjidhja e kontratës me kompaninë Lugano dhe lidhja e kontratës me kompaninë Kamberi në Tiranë përmbyll transaksionet e tij, për të cilat tha se deklaroi vetëm kontratën përfundimtare.

E pyetur nga relatorja Pine se cila kishte qenë arsyeja e përdorimit të llogarisë së babait për transfertën e parave, Metalla u përgjigj se ishin dy.

“I depozitova përkohësisht, pasi i druhesha faktit se BKT mund të më prishte kontratën dhe se isha i paqartë se si do t’i deklaroja. Gjithçka u regullua në vitin 2012: arsyet janë thjesht dhe vetëm teknike”.

Gjyqtari u ndal gjatë edhe te kërkesa e tij për ta përjashtuar nga barra e provës për pasurinë e të vëllait, duke këmbëngulur se nuk kishte asnjë marrëdhënie huaje apo dhurimi me të apo ndonjë lidhje me pasurinë e tij.

“Kam blerë vetëm një makinë prej tij, nuk ma ka falur. Ai e ka blerë 15 mijë euro dhe ma ka shitur 1.2 milionë lekë për shkakun e thjeshtë të amortizimit…,” tha Metalla.

“Unë s’kam asnjë lidhje me pasuritë e vëllait  tim. Ai ka 10 vjet biznes privat, ka galeri arti dhe bar kafe. Kërkoj që të mos e konsideroni person të lidhur me mua dhe mos më kaloni barrën e provës për të,” shtoi ai. Ndërkohë, ai sqaroi se kishte një prokurë përfaqësimi për familjen e tij në Strasburg, por nuk kishte qenë në asnjë sallë gjyqi, në asnjë proces gjyqësor dhe se nuk kishte kryer asnjë detyrë tjetër përveç asaj të gjyqtarit.

Sqarimet e komplikuara të Metallës tërhoqën edhe vëmendjen e gjyqtares Etleda Çiftja dhe vëzhgueses së ONM-së, Mia Roessingh Bakels, të cilat i drejtuan pyetje. Në njërën prej tyre, gjyqtari Metalla tha se “apartamenti në Tiranë kishte qenë më parë në pronësinë e Eduart Halimit”.

Në fund, gjyqtari Metalla e cilësoi procesin e rivlerësimit një hetim të plotë dhe të saktë, por kërkoi nga anëtarët e trupës gjykuese “një vlerësim me inteligjencë dhe urtësi” për rastin e tij.

Vendimi për fatin e gjyqtarit Ervin Metalla do të shpallet më 23 korrik. Marrë nga Reporter.al

Etiketa: Ervin Metallakredi te butapasurivettingu


Ju sugjerojmë

Kryemadhi për Blushin:E largoi Metën nga shtëpia,nëse do fustanin dhe takat e mia…
Politikë

Kryemadhi për Blushin:E largoi Metën nga shtëpia,nëse do fustanin dhe takat e mia…

3 Korrik, 2025 12:23 pm
Rama mbyll takimet në Vlorë, në dalje nuk shoqërohet nga kryebashkiaku Dredha
Kryesore

Rama mbyll takimet në Vlorë, në dalje nuk shoqërohet nga kryebashkiaku Dredha

3 Korrik, 2025 12:11 pm
“Vlerë e shtuar për PS”, Rama: Ina Majko do të jetë zv. Ministre e Shëndetësisë
Kryesore

“Vlerë e shtuar për PS”, Rama: Ina Majko do të jetë zv. Ministre e Shëndetësisë

3 Korrik, 2025 9:10 am
Rinumërimi i votave/ Pas Tiranës e Fierit, sot hapen 290 kutitë e Durrësit
Kryesore

Rinumërimi i votave/ Pas Tiranës e Fierit, sot hapen 290 kutitë e Durrësit

3 Korrik, 2025 8:18 am
Maldrita Bardho jep dorëheqjen nga mandati, Zegjine Çaushi hyn në Kuvend
Kryesore

Maldrita Bardho jep dorëheqjen nga mandati, Zegjine Çaushi hyn në Kuvend

2 Korrik, 2025 9:22 pm
NATO shton shpenzimet për mbrojtjen,Vengu:Kemi një plan që sjell rritjen graduale…
Politikë

NATO shton shpenzimet për mbrojtjen,Vengu:Kemi një plan që sjell rritjen graduale…

2 Korrik, 2025 8:59 pm
Rama njofton skemën e re: Qeveria do ndërhyjë në sektorin e naftës!
Politikë

Rama njofton skemën e re: Qeveria do ndërhyjë në sektorin e naftës!

2 Korrik, 2025 8:08 pm
Rama thirrje strukturave të qeverisjes vendore: Duhet t’u lutemi blegtorëve…
Kryesore

Rama thirrje strukturave të qeverisjes vendore: Duhet t’u lutemi blegtorëve…

2 Korrik, 2025 7:56 pm
Rama takim me fermerët: Duhet të pezullohet urgjentisht veprimtaria e AKU-së!
Kryesore

Rama takim me fermerët: Duhet të pezullohet urgjentisht veprimtaria e AKU-së!

2 Korrik, 2025 7:43 pm
Rinumërimi në Fier, bien PD dhe “Nisma Shqipëria Bëhet”. PS shton votat
Politikë

Rinumërimi në Fier, bien PD dhe “Nisma Shqipëria Bëhet”. PS shton votat

1 Korrik, 2025 8:10 pm
Para
Botërori i Rusisë në rrëzik

Botërori mund pornografinë!

Rama i përgjijet opozitës:Vettingu po monitorohet, Gjykatat do të pastrohen

Rama i përgjijet opozitës:Vettingu po monitorohet, Gjykatat do të pastrohen

Plas lufta në distancë mes Iranit dhe SHBA-së!

Plas lufta në distancë mes Iranit dhe SHBA-së!
















TE FUNDIT

Uron SHBA-të për 4 Korrikun/Berisha: Përvjetor që vjen pas fitores ndaj Ajetollahëve

Uron SHBA-të për 4 Korrikun/Berisha: Përvjetor që vjen pas fitores ndaj Ajetollahëve
4 Korrik, 2025

Kreu i PD, Sali Berisha me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka...

Lexo më shumë

Ministri Hasani: Forcojmë lidhjet afatgjata me Konsujt e Nderit

Ministri Hasani: Forcojmë lidhjet afatgjata me Konsujt e Nderit
4 Korrik, 2025

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka zhvilluar sot në mjediset e MEPJ një bashkëbisedim pune me...

Lexo më shumë

Afera e “Bankers”, reagon Sindikata e Naftëtarëve: Do mbrojmë çdo punonjës!

Afera e “Bankers”, reagon Sindikata e Naftëtarëve: Do mbrojmë çdo punonjës!
4 Korrik, 2025

Operacioni i bujshëm hetimor në zyrat qendrore të kompanisë “Bankers Petroleum”, që çoi në arrestimin e CEO-s, Hong Ping Xiao,...

Lexo më shumë

“T’i ka dhënë informacionet gabim Altin Dumani”/Alibej e Dervishaj përplasen në gjyq

“T’i ka dhënë informacionet gabim Altin Dumani”/Alibej e Dervishaj përplasen në gjyq
4 Korrik, 2025

Erion Alibej dhe Plarent Dervishaj janë përplasur gjatë seancës së sotme në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Tensionet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com