TIRANE- Grupi parlamentar i PD ka vendosur të bllokojë seancën e nesërme plenare. Burime të sigurta për Opinion.al thanë se “do të dorëzojmë kërkesën për votimin e akteve nënligjore të dekriminalizimit dhe nëse nuk miratohet do të bllokojnë punimet e seancës”.
Protesta e opozitës dhe miratimi me shpejtësi i akteve nënligjore të dekriminalizimit merr shkas edhe nga kthimi në parlament i Armando Prengës. I zgjedhuri i PS në Kurbin, u la i lirë nga Gjykata e Lartë edhe pse akuzohet për përfshirje në konflikt të armatosur. Çështja gjyqësore ndaj Prengës vazhdon, por masa e sigurisë për të u ndryshua, duke e lënë “detyrim paraqitje”, kjo i mundësoi edhe pjesmarrjen në kuvend.