Një tjetër krimi i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë. Një i ri është qëlluar disa herë me thikë në zonën e Don Boskos në kryeqytet. Ende nuk dihet identiteti i tij, ndërsa policia thotë se ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar një person të dyshuar.
I plagosuri është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak ku edhe ndodhet në gjendje të rëndë, nën kontrollin e mjekëve. Nuk dihet ende identiteti i të plagosurit dhe autorit të dyshuar