Një person ka humbur jetën në Gjirokastër ndërsa kishte dalë të shikonte depozitën e ujit në taracën e pallatit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Granicë”. Personi i identifikuar është i moshës 62 vjeç. Ditët e fundit për shkak të ngricave dhe motit të ftohtë problemet me ujin e pijshëm kanë qenë të theksuara dhe ky mendohet se ka qenë edhe motivi që e ka shtyrë viktimën të ngjitet dhe të shikojë depozitën në taracën e pallatit.