Gazetari sportiv Eduart Ilnica është masakruar mbrëmjen e sotme në mes të Tiranës, ndërsa është dërguar në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës. Ngjarja ka ndodhur në kryeqytet, ndërsa nuk ka ndonjë të dhënë nga policia në lidhje me këtë ngjarje.
Ilnica është gazetar i sportit tek Telesport.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth 1 orë me parë. “Mediat e kanë kolegun këtu të larë në gjak…”, shkruan në profilin e tij në Facebook, gazetari Ilir Kadia.
Nuk dihen ende autorët e kësaj ngjarje të rëndë, por besohet se ngjarja ka lidhje me ndeshjen mes Korabit dhe Kastriotit, ku të shtunën ndodhi një sherr masiv në Peshkopi. Ilnica është një tifoz i zjarrtë i Korabit edhe për faktin se është nga Dibra.