Artur Bushi, kryetar i Bashkisë Krujë ka zbardhur në linjë telefonike për Neës 24, të tjera rrethana mbi ngjarjen e rëndë që ka ndodhur pak minuta më parë në Krujë, ku një autobus me ekskursionistë nga Kisha Orthodokse e Vlorës, ka marrë flakë në qendër të qytetit.
“Kanë qenë njerëz të rastësishëm të cilët kanë lajmëruar shoferin që autobusi kishte marrë flakë. Menjëherë shoferi ka ndaluar dhe ka hapur dyert, ndërsa një grua me sa duket nuk ka mundur të dalë nga autobusi duke u përpirë nga flakët”, tha bashkiaku Bushi.
Sipas të dhënave paraprake në autobus ndodheshin 31 pasagjerë, midis të cilëve tre ishin priftërinj.