Vetëm pak minuta më parë Kavaja u trondit nga një plagosje e trefishtë me armë zjarri. Nga ajo që mësohet për autorin ai është Saimir Kurti ish-drejtor i zgjedhur nga PS ndërsa i plagosuri është Eqrem Kazazi, babai i kreut të Forumit Rinor të Partisë Demokratike Kavajë
Sipas të dhënave të para dy personat janë konfliktuar më parë fizikisht. Kurti më pas ka marrë një armë zjarri dhe ka qëlluar në drejtim të Kazazit, ku nga kjo ngjarje kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë.