Policia e Sarandës ka nisur një kontroll të gjerë në qarkun e Gjirokastrës për kapjen e Klemend Balilit, i akuzuar nga policia greke si “baroni i drogës” së Ballkanit. Kërkimet kanë filluar pas dorëzimit së dosjes voluminoze nga pala greke për atë shqiptare, ku Balili akuzohet se është i përfshirë në një rrjet të gjerë ndërkombëtar droge. Operacioni për kapjen e Balilit ka filluar mëngjesin e sotëm dhe është shtrirë në zonën e Sarandës, Gjirokastrës dhe Delvinës, kryesisht në banesat dhe bizneset e tij. Por deri më tani mësohet se kërkimet kanë rezultuar të pasuksesshme.