Është gjetur pas një jave largim nga shtëpia 13 vjeçarja L.Qorri nga Saranda të cilën prindërit kishin deklaruar se ishte mashtruar nga shtetasi Gentian Zogu 33 vjeç. Sipas deklrataës së Policisë Sarandë 13 vjeçarja është gjetur në Greqi në qytetin e Kosturit bashkë me Gentian Zogun të cilët kishin kaluar ilegalisht kufirin. Shtetasja minorene do të deportohet në Sarandë ndërsa Zogu është ndaluar nga policia greke.