Policia italiane zhvilloi një operacion masiv të koduar “Iliria”, duke arrestuar 8 persona në të gjithë Italinë dhe u sekuestrua sasi e madhe droge, tritol dhe municione.
Hetimi nisi në Bari, ku trafikantët shqiptarë zbarkojnë nga deti. Operacioni ka nisur kohë më parë dhe tani u finalizua pas urdhër-arresteve të lëshuara nga Gjykata.
Gjatë gjithë operacionit janë sekuestruan plot 1 ton marijuanë, një kallashnikov, 47 fishekë për të shpuar material të blinduar, 170 plumba dhe 45 kilogramë tritol.