Vazhdojnë të jenë ende të paqarta rrethanat e incidentit ajror të ndodhur pak minuta më parë në fshatin malor Grizhë të Shkodrës, ku thuhet se është rrëzuar një helikopter. Sipas burimeve të Opinion.al helikopteri i rrëzuar i përket forcave të armatosura, ndërkohë që nuk dihet ende numri i personave në bord si dhe shkaqet e rrëzimit. Nga Ministria e Rendit janë nisur forca të shumta drejt vendngjarjes. Po kështu janë ngritur në fluturim edhe tre helikopterë të Ushtrisë.