Persona të maskuar dhe të armatosur kanë tentuar të grabisin një dyqan celularësh. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Shkodrës përballë Sahatit, mbrëmjen e së dielës rreth orës 20:00. Nuk dihet nëse autorët kanë mundur të marrin sende në dyqan.
Punonjësja e dyqanit ka rrëfyer për policinë se një person i maskuar dhe me armë ka hyrë në dyqan.
Forca të shumta policie në vendin e ngjarjes po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.