Një grabitje me maska ka ndodhur në një fabrikë sheqeri, në rrugën dytësore Vorë-Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:20. Grabitësit, të cilët mësohet se kanë qenë të armatosur, kanë hyrë nga muri i pasëm i ndërtesës dhe kanë lidhur rojen. Më pas, kanë hapur me forcë kasafortën, ku kanë marrë 140 000 lekë. Policia thotë se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.