Një elektriçist është goditur me levë në kokë, gjatë një aksioni të OSSHE për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme në zonën e Gjormit në Vlorë. Ky është raportimi i fundit që vjen nga vendbngjarja, ndërkohë që mësohet se elektriçisti 60 vjeçar Hajri Gullçi është çuar me urgjencë në spitalin e Vlorës, ku po i jepet ndihma e duhur mjekësore.