ELBASAN – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan, në lagjen “Çlirimi”. 30 vjeçari Ardit Zenelhoxha ka vrarë nënën e tij 67 vjeçe, Hedije Zenelhoxha duke i futur dyart në fyt. Policia, ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka bërë shoqërimin e autorit në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore. Nuk ka ende të dhëna për shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë. 30 vjeçari nuk ka dhënë ende të dhëna në polici pasi është në gjendje të rëndë psikologjike.