Sheshin e vendimit të madh për vendin dhe gjithë shqiptarët e ka quajtur kreu i PD-së, Lulzim Basha protestën e sotme të PD, bashkimin më të madh popullor që ka njohur vendi.
Gjatë fjalës së mbajtur para protestuesve, në tribunën para zyrës së Ramës ai i ka adresuar një paralajmërim të fortë Kryeministrit, “zgjedhje të lira, ose zgjedhje nuk do të kete”.
“Të qëndrojmë së bashku në shesh për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Ky është vendimi im, a është vendimi i të gjithëve. (Turma brohorit).
Fitorja është në zemrën e të gjithëve prej jush. Kjo është fitorja më e bukur, kjo është fitorja juaj. Zoti ju bekoftë, Zoti bekoftë Shqipërinë”.