Janë ende të paqarta rrethanat në të cilat ka ndodhur djegia e autobusit në Krujë. Ajo që saktësohet është se personat në autobus nuk janë nxënës por pjesë e një sekti fetarb të cilët ishin për ekskursion në Krujë. Ndërkohë që thuhet se në këtë ngjarje të rëndë ka humbur jetën një grua, por ky lajm mbetet për tu verifikuar. Deri tani janë 10 të lënduar të cilët janë sjellë në repartin e Djegie Plastikës në QSUT Tiranë. Ndërkohë që mësohet se personat në autobus janë anëtarë të Kishës Ortodokse Vlorë.