Drejtori i Spitalit të Krujës, Arben Kurti ka informuar se në momentin e parë në këtë spital kanë mbërritur 10 të lënduar. Ndërkohë që dyshohet se janë dy persona që kanë humbur jetën, por mbetet një lajm i pakonfirmuar. “Në Spitalin tonë erdhën 10 të lënduar, pak a shumë janë 5 të lënduar lehtë dhe të tjerët në gjendje të rëndë. Njëri erdhi i vdekur, ndërkohë që kemi dyshime edhe për një të vdekur të dytë. Për momentin janë nisur të gjithë në Tiranë, për një kurim më të specializuar.”