PRISHTINE – Në orët e para të mëngjesit është arrestuar Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri. Arrestimi i Ymerit ka lidhje me rastin e deputetit Bekim Haxhiu, Kamishit, raporton gazeta Express.
Sipas policisë së Kosovës Ymeri është shoqëruar në Gjykatë. “Policia e ka shoqëruar atë deri në gjykatë, pasi ka pasë urdhëresë të tillë”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse për rajonin e Prishtinës.