Informacionet e fundit që vijnë nga ngjarja e pak minutave më parë ndodhur në Qafë Priskë të Tiranës, ku një makinë me katër persona ka dalë nga rruga, është se 3 prej tyre falë ndihmës së forcave zjarrëfikëse kanë mundur të dalin nga makina. Aktualisht në makinën e cila ende është e indentifikuar ka mbetur i bllokur një person i katërt. Nuk dihen ende shkaqet e vërteta të daljes së makinës nga rruga, ndërkohë që shkak mund të jetë edhe lagështia në rrugë, pas reshjeve të lehta të pasdites. Lidhur me situatën shëndetësore të të aksidentuarve thuhet se janë të plagosur por pa bërë të ditur shkallën e tyre të lëndimit.