Janë zbardhur detaje të reja mbi ngjarjen e pak minutave më parë në fshatin Grykë Zezë të Lezhës. Sikundër mësohet në timonin e zetorit që u bë shkak për humbjen e jetës së një 10 vjeçari dhe plagosjen e dy fëmijëve të tjerëve, ishte vetë minoreni, i cili mësohet se kishte marrë zetorin e gjyshit të tij dhe bashkë me dy kushërinjtë po bënte xhiro në frutore. Si pasojë e drejtimit të paautorizuar zetori është botuar dhe ka rënë në një zonë ujëmbledhëse dhe për pasojë 10 vjeçari ka humbur jetën ndërsa dy kushërinjtë e tij kanë shpëtuar duke dalë nga uji.