Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Urën Vajgurore. Në këtë aksident mësohet se është përfshirë drejtori i Doganës së Beratit, Mirjan Prifti. Përplasja ka ndodhur midis dy automjeteve, por të plagosur në këtë aksident kanë mbetur 3 pasagjerë, ku njëri prej tyre është në gjendje të rëndë shëndetësore.