Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Tiranë-Durrës.
Nga informacionet e para, pesë makina janë përfshirë në një aksident rrugor, por pa pasoja në jetë njerëzish.
Mësohet, se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia mbi normat e lejuara.
Bëhet me dije se policia ka mbërritur në vendngjarje.