Një shqiponjë gjigande u përpoq që të ngrite në ajër një djalë të vogël, në një park të Australisë.
Të pranishmit shtangën kur panë shpendin që vendosi kthetrat në kapuçin e të voglit, gjatë një shfaqje në Alice Springs Desert Park.
Siç shkruan BBC, dëshmitarët thanë se shqiponja tentoi ta kapte të voglin, rreth 7 – 8 vjeç, si të ishte një “kafshë e vogël”.
Ajo fluturoi në drejtim të tij nga rreth 15 metra lartësi. Djali u tmerrua, por fatmirësisht pësoi vetëm dëmtime të lehta…