Një incident në punë, për pak i ka kushtuar jetën një punëtoreje në Ohio të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Bëhet fjalë për Stephanie Adkins e cila aktualisht ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën, pas plagëve të marra në kokë.
Ajo që i ka ndodhur është e frikshme. Teksa ishte përkulur për të marrë diçka në dysheme, bishtaleci i saj u ngatërrrua në shtresat metalike të një makinerie elektrike.
Kjo ka bërë që vajza të mbetej pa lëkurën e kokës, qafës një pjesë të ballit dhe pas veshëve.
Adkins është dërguar me shpejtësi në një spital në Colombo, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje që ka zgjatur shtatë orë.
Mjekëve iu është dashur t’i marrin asaj enë gjaku dhe vena nga këmbët, në mënyrë që t’i rikuperojnë plagët e shkaktuara.