Policia sekuestron 15 kallëpe tritol, me peshë 400 gramë secili, gjithsej 6 kilogramë.
Lënda plasëse u gjet ë një thes mes disa shkēmbinjve dhe shkurreve në kodrën mbi lagjen ”Baba Rexhepi” të Sarandës. Policia kontrolloi zonën dhe gjeti tritolin pas informacionit që kishte marrë nga SHISH.
Policia në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Agjencitë e tjera Ligjzbatuese po punon lidhur me dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve, thuhet në njoftim.