U bënë disa kohë që kryeministri, Edi Rama e etiketon kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha si “bufi i kënetës”.
Por sot, kreu i qeverisë ka zgjedhur që të sqaroje se çfarë është ky shpend. Sipas tij, “bufi i kenetes” konsiderohet një rrezik edhe për shpendët shtëpiakë.
Teksa ka publikuar një video, Rama shkruan se “BUFI I KËNETËS është një plaçkitës folesh, i cili konsiderohet një rrezik edhe për shpendët shtëpiakë. Ai jeton mes zvarranikëve dhe amfibëve, me të cilët shuan edhe urinë. Trupi i tij grumbullon pesticidet dhe helmet kundër brejtësve, çka e bën helmues atë vetë. Konsiderohet edhe një specie shumë armiqësore ndaj diversitetit”