Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka reaguar lidhur me situatën në veri të Kosovës.
Në një postim në Twitter, Nikolla shprehet se zhvillimet atje janë shqetësuese dhe dënon dhunën ndaj Policisë së Kosovës dhe EULEX.
Po ashtu, Nikolla i ka bërë thirrje autoriteteve serbe që të kontribuojnë me përgjegjësi për mos-përshkallëzimin e situatës.
“Zhvillimet në veri të Kosovës janë shqetësuese. E dënueshme dhuna ndaj policisë së Kosovës dhe EULEX. Autoritetet e Kosovës po tregojnë maturi. Autoritetet serbe duhet të kontribuojnë me përgjegjēsi për mos-përshkallëzimin e situates”, shkruan Nikolla./Opinion.al