Duket si një skenë e mirëfilltë filmi, por në fakt nuk është kështu.
Një komandë keqbërësish në autostradën 72 pranë Chiarit në Itali, janë ngjitur mbi një maune në lëvizje e sipër, duke kërkuar ta grabisin. Shoferi i automjetit të tonazhit të rëndë nuk ka kuptuar gjë, deri kur pas automjetit të tij është vënë në ndjekje policia.
Fillimisht në pjesën e pasme të trajlerit kanë hipur dy keqbërës të cilët kanë përfituar nga një ndalesë e mjetit.
Ata kanë çarë mbrojtësen dhe kanë hyrë në brendësi: duke filluar të hedhin në rrugë mallin.
Plaçka duhej të merrej menjëherë nga bashkëpunëtorët, në dukje dy persona, që e ndiqnin kamionin në distancë në bordin e një Chrysler me targa bullgare.
Ata që kanë pikasur keqbërësit kanë qenë një patrullë rrugore, e cila nisi ndjekjen.
Ndjekja përfundoi pas pak minutash, kur makina e keqbërësve doli nga rruga, por policia nuk mundi ti kapë pasi ata shfrytëzuan errësirën e natës për tia mbathur/ Opinion.al