Në personelin e aeroporti Zavntem ka simpatizantë të ISIS dhe spiunë që janë dërguar nga Shteti Islamik muaj më parë për të testuar shkallën e tij të sigurisë.
Akuza vjen nga policia e aeroportit, e cila i ka shkruar një letër të hapur autoriteteve në vend, raporton faqja online e Het Belang Van Limburg.
Sipas policisë, janë të pakën 50 përkrahësit e ISIS, pjesë e stafit të Zaventem. Njerëz të tillë janë të njohur sepse kanë qenë më parë në Siri dhe janë kthyer. Ata punojnë në sektorin e bagazheve, në atë të pastrimit dhe në duty free, shkruajnë në letër shërbimet e sigurisë së aeroportit, ndërsa kanë “denoncuar në mënyrë të vazhdueshme mungesën e sigurisë, por askush nuk i ka dëgjuar.”/tvklan.al